Bota

Von der Leyen takon Bërnabiç, diskutojnë për situatën në Veri

Në një postim në Twitter, Branbiç bën me dije se në fokus të bisedimeve ishte deeskalimi i situatës në veri të Kosovës, si dhe planin zhvillimor për Ballkanin Perëndimor.

4 Korrik 2023, 19:18 Nga a.l
Von der Leyen takon Bërnabiç, diskutojnë për situatën
Ana Brnabiç dhe Ursula Von der Leyen

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka takuar sot në Bruksel presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në një postim në Twitter, Branbiç bën me dije se në fokus të bisedimeve ishte deeskalimi i situatës në veri të Kosovës, si dhe planin zhvillimor për Ballkanin Perëndimor.

"Një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe një diskutim për temat aktuale- duke shikuar mekanizmat për deeskalimin e dhunës në Kosovë, planin e zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e thellimit të integrimit të Republikës Serbe në Bashkimin Evropian’’, ka shkruar Bërnabiç në rrjetin social "Twitter’".

Bërnabiç sot u takua edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Michel në një shkrim në Twitter, tha se në këtë takim u diskutua për nevojën e deeskalimit të situatës në veri. Veç kësaj, ai ka bërë thirrje për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

tensione në veri të kosovës ursula von der leyen ana brnabiç

Sondazh

Poll