Politike

FOTOLAJM: Sërish zgjedhje në Rrogozhinë! Berisha merr 'përforcime' nga Kavaja, në ndihmë i vijnë Fisnik Qosja dhe Salianji

Në fotot e shpërndara nga zyra për shtyp e Partisë Demokratike, Berisha, përveç kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Shkëlqim Hoxha, kishte kërkuar edhe "ndihmë".

4 Korrik 2023, 19:02 Nga k.m.
FOTOLAJM: Sërish zgjedhje në Rrogozhinë! Berisha merr
Pamje nga takimi

RROGOZHINË- Sot, Komisioni i Zgjedhjeve vendosi që zgjedhjet e reja për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës të mbahen më 23 korrik. Megjithatë, kryedemokrati Sali Berisha duket se ka marrë masat, e dje ishte në qytet duke zhvilluar një takim me strukturat lokale. Por jo i vetëm.

Në fotot e shpërndara nga zyra për shtyp e Partisë Demokratike, Berisha, përveç kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Shkëlqim Hoxha, kishte kërkuar edhe "ndihmë". Në të njëjtën tavolinë me Berishën ishin edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i vetmi demokrat që fitoi në qarkun e Tiranës dhe i dërguari politik i PD-së, Ervin Salianji. Të dy, mesa duket do të japin "ekspertizën" e tyre për të fituar edhe Bashkinë e Rrogozhinës. Por mbetet për t'u parë sesa do t'ja dalin...

sali berisha zgjedhjet ne rrogozhine

Sondazh

Poll