Bota

Lajçak pas takimit me Kurtin: Nuk është situatë e lehtë! Duhen vazhduar diskutimet për hapa konkretë

Lajçak ka thënë se ka mirëkuptim nga ana e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti për të çuar përpara kërkesat e BE-së.

4 Korrik 2023, 19:00 Nga f.i
Lajçak pas takimit me Kurtin: Nuk është situatë e
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimi me kryeministrin, Albin Kurti, ka qenë i gjatë, i hapur dhe i sinqertë.

Lajçak ka thënë se ka mirëkuptim për të çuar përpara kërkesat e BE-së, por se “ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapa konkretë”. 

“Kurti paraqiti pikëpamjen e tij, ndërsa unë prezantova idetë e mija dhe kjo është arsyeja se pse zgjati takimi, ka thënë Lajçak. Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim”,-ka delaruar Lajçak.

lajcak ne kosove tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll