Bota

Tensionet në veri/ Të gjithë kërkojnë zgjedhje të parakohshme, VV dhe PDK: Nuk rrezikohet Kosova, për një grusht votash

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, njoftoi se ka shkëputur raportet me kryeministrin e presidenten, madje kërkoi edhe zgjedhje të reja në këtë periudhë krize me faktorin ndërkombëtar. Pas VV edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ish-kryeministrit, Ramush Haredinaj i është kundërpërgjigjur duke thënë se është e gatshme për zgjedhje. 

4 Korrik 2023, 18:44 Nga f.i
Tensionet në veri/ Të gjithë kërkojnë zgjedhje të
Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Memli Krasniqi

KOSOVË- Në një periushë të tensionuar për komunat në veri të Kosovës, masave të BE-së për izolimin e qeverisë Kurti, iu është bashkëngjitur  PDK-ja e themeluar nga liderët tashmë të burgosur në Hagë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, njoftoi se ka shkëputur raportet me kryeministrin e presidenten, madje kërkoi edhe zgjedhje të reja në këtë periudhë krize me faktorin ndërkombëtar. 

Gjithashtu edhe dhe nënkryetarja e kësaj partie, ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku foli për zgjedhje të parakohëshme në një intervistë për T7. Çitaku tha se “nuk duhet të rrezikohet e ardhmja e Kosovës për një grusht votash” dhe u shpreh se PDK është e shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Nga ana tjetër edhe në një video të publikuar të martën nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër opozitës theksohej: “Me nismat e tyre, që janë më afër Serbisë e më larg popullit e republikës, këta shpresojnë që duke u dorëzuar, me partitë e tyre të vogla do të mund të vijnë në pushtet”.

Pas videos së VV, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ish-kryeministrit, Ramush Haredinaj i është kundërpërgjigjur duke thënë se është e gatshme për zgjedhje. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll