Bota

Fluturimet kryesore të aeroportit të Moskës u ndërprenë nga sulmi me dron

Pesë drone thuhet se u përdorën në sulmin e së martës, i cili synonte gjithashtu vendndodhje në rajonin më të gjerë rreth kryeqytetit.

4 Korrik 2023, 18:33 Nga a.l
Fluturimet kryesore të aeroportit të Moskës u ndërprenë
Droni rrëzohet në rajonin e Moskës

UKRAINË-  Ukraina ka nisur një sulm me dron në Moskë. Lajmin e ka bërë të ditur ministria ruse e mbrojtjes, duke detyruar fluturimet të devijohen nga Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo.

Pesë drone thuhet se u përdorën në sulmin e së martës, i cili synonte gjithashtu vendndodhje në rajonin më të gjerë rreth kryeqytetit. Ministria e Mbrojtjes tha se të gjithë dronët u rrëzuan dhe nuk pati viktima apo dëme. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e supozuar, shkruan BBC. 

Kufizimet në aeroportin Vnukovo, një nga tre aeroportet ndërkombëtare të Moskës, tani janë hequr. Fluturimet nga Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ishin në mesin e të prekurve. Sipas ministrisë së mbrojtjes, katër nga dronët që fluturonin në rajonin e Moskës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Një e pesta u kap në mënyrë elektronike përpara se të përplasej. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll