Bota

"Habit" ministri italian: Kam fjetur me 1500 gra! Berlusconi me ‘më pak se 100 gra’

Pas videos virale ku 71-vjeçari, Vittorio Sgarbi deklaron se ka fjetur me 1500 gra i është kërkuar të japë dorëheqjen. Ai mburret se ka fjetur me 9 gra në muaj.

4 Korrik 2023, 18:00 Nga f.i
"Habit" ministri italian: Kam fjetur me 1500 gra! Berlusconi me
Vittorio Sgarbi dhe Silvio Berlusconi

ITALI- Ministri i kulturës, Vittorio Sgarbi në qeverinë e re italiane të kryeministres Giorgia Meloni ka habitur të pranishmit në një konferencë në Romë me deklaratat e tij, teksa nisi t’u referohej femrave me terma nënçmues, raporton La Repubblica.

Pas videos virale ku 71-vjeçari deklaron se ka fjetur me 1500 gra i është kërkuar të japë dorëheqjen. Konferenca u mbajt muajin e kaluar në muzeun kombëtar të artit bashkëkohor të kryeqytetit italian, por pamjet e komenteve seksite të Sgarbit janë bërë tashmë publike.

Në video, ai mburret se ka fjetur me 9 gra në muaj dhe lavdëron penisin e tij si një organ i zgjuar, por pranoi se nuk e dinte numrin e saktë të femrave që shkon pasi nuk ka matës penisi. Ministri i ri pohoi gjithashtu se Berluskoni, i cili vdiq pak më shumë se një javë para ngjarjes, kishte fjetur me ‘më pak se 100 gra’ në jetën e tij, diçka që Sgarbi e përshkroi si një tragjedi.

Vittorio Sgarbi, tashmë i njohur për deklaratat e tij befasuese ka gjithashtu lidhje të forta me Shqipërinë. Ai ka një vajzë me një grua shqiptare. Gjithashtu në 2020 Sgarbi teksa ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri për një tur promovues, ngjalli reagimin e revoltuar të shqiptarëve, teksa e quajti Bylisin qytet grek "ajo çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek", tha ai.

vittorio sgarbi itali

Sondazh

Poll