Bota

'Shpërqëndrohen nga mësimet'/ Holanda ndalon përdorimin e telefonave apo pajisjeve teknologjike në shkolla

Pajisjet do të lejohen vetëm nëse nevojiten posaçërisht, për shembull gjatë mësimeve mbi aftësitë dixhitale, për arsye mjekësore ose për personat me aftësi të kufizuara.

4 Korrik 2023, 17:53 Nga a.l
'Shpërqëndrohen nga mësimet'/ Holanda ndalon
Foto ilustruese

HOLANDË- Në një përpjekje për të kufizuar shpërqëndrimet gjatë mësimeve, qeveria holandeze ka vendosur që të ndalojë përdorimin e telefonave celularë, tabletëve apo pajisjeve teknologjike në tërrësi në shkolla. 

Pajisjet do të lejohen vetëm nëse nevojiten posaçërisht, për shembull gjatë mësimeve mbi aftësitë dixhitale, për arsye mjekësore ose për personat me aftësi të kufizuara.

“Edhe pse telefonat celularë janë të ndërthurur me jetën tonë, ata nuk i përkasin klasës. Studentët duhet të jenë në gjendje të përqendrohen dhe duhet t'u jepet mundësia për të studiuar mirë. Telefonat celularë janë një shqetësim, tregojnë kërkimet shkencore. Ne duhet t'i mbrojmë studentët nga kjo”, tha në një deklaratë ministri i arsimit Robbert Dijkgraaf. 

Ndalimi është rezultat i një marrëveshjeje midis ministrisë, shkollave dhe organizatave të lidhura. Shkollat ​​mund të gjejnë mënyrën e tyre për të organizuar ndalimin, tha Dijkgraaf, por rregullat ligjore do të ndjekin nëse kjo nuk jep rezultate të mjaftueshme deri në verën e vitit 2024. 

Marrë dhe përshtatur nga Reuters 

holande

Sondazh

Poll