Bota

Takimi me Lajçak/ Osmani: Kemi treguar vullnet për deeskalim duke ofruar zgjedhjet në Veri

Ndërsa sa i përket zhvillimeve në veri, Osmani ka thënë se grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë.

4 Korrik 2023, 17:47 Nga a.l
Takimi me Lajçak/ Osmani: Kemi treguar vullnet për deeskalim duke
Miroslav Lajçak dhe Vjosa Osmani

KOSOVË-  Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot është takuar me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

Në deklaratën e presidencës thuhet se në takim është biseduar për sfidat aktuale politike dhe të sigurisë me theks të veçantë në veriun e vendit, përpjekjet për deeskalimin e situatës, sikurse edhe nevojën për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Ndërsa sa i përket zhvillimeve në veri, Osmani ka thënë se grupet kriminale dhe individët që përdorën dhunë ndaj policisë, gazetarëve, pjesëtarëve të KFOR-it, EULEX-it dhe qytetarëve, duhet të përballen me drejtësinë.

miroslav lajçak

Sondazh

Poll