Bota

Erdogan fajëson "lobistët e luftës" për dështimin e procesit të paqes në Ukrainë

Erdogan u shpreh se nëse përpjekjet për paqe të Turqisë do të kishin pasur sukses që herët në konflikt, shumica e shkatërrimit mund të ishte shmangur. 

4 Korrik 2023, 17:17 Nga a.l
Erdogan fajëson "lobistët e luftës" për
Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin

TURQI- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaron se përpjekjet e sinqerta të Turqisë për t'i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë janë sabotuar. 

"Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e vazhdueshëm midis Moskës dhe Kievit janë penguar dhe gërryer nga lobi i luftës. Përpjekjet diplomatike, të cilat u nisën me procesin e Stambollit dhe vazhduan me shkëmbime robërish, fatkeqësisht janë penguar dhe gërryer nga lobi i luftës", tha Erdogan.  

Presidenti pretendoi se vetë Turqia ishte shënjestruar nga "lobi i luftës", pa përmendur emra, shkruajnë mediat e huaja. Erdogan u shpreh se nëse përpjekjet për paqe të Turqisë do të kishin pasur sukses që herët në konflikt, shumica e shkatërrimit mund të ishte shmangur. 

rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll