Bota

Mes tensioneve në veri, Kryetari i komunës së Leposaviçit emëron 4 drejtorë nga komuniteti serb

Krasniqi informon se nga sot, Violeta Sakiç, Nikola Radomiroviç, Nenad Radosavljeviç dhe Miroslav Miniç, do të jenë pjesë e kabinetit të Hetemit.

4 Korrik 2023, 16:50 Nga f.i
Mes tensioneve në veri, Kryetari i komunës së Leposaviçit
Lulzim Hetemi

KOSOVË- Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi ka emëruar 4 drejtorë nga komuniteti serb. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në facebook nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.

Krasniqi informon se nga sot, Violeta Sakiç, Nikola Radomiroviç, Nenad Radosavljeviç dhe Miroslav Miniç, do të jenë pjesë e kabinetit të Hetemit.

Postimi i plotë:

Mbështetja për Komunat në Republikën e Kosovës mbetet prioritet i Qeverisë dhe përkushtim i vazhdueshëm i yni. Qeverisja në nivel lokal ka në fokus secilin qytetarë pa asnjë dallim e përjashtim dhe mbështetetet nga inciativat e ndryshme të nivelit qendror.

Me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, diskutuam për inciativat e ndryshme të kësaj ministrie. E informova për krijimin e mundësive për qytetarët nga komuniteti serb si dhe biseduam edhe për inkuadrimin e serbëve lokal në qeverisjen lokale me ç’rast e informova për vendimin e fundit të Kryetarit të Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemit për emërimin e katër drejtorëve të tjerë.

Nga sot, Violeta Sakiç, Nikola Radomiroviç, Nenad Radosavljeviç dhe Miroslav Miniç do të jenë pjesë e kabinetit të Kryetarit Hetemi. Bashkëpunimi me Komunat do të vazhdoj, përkrahja nga Qeveria nuk do të mungoj.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll