Politike

Akuzohej për abuzim me tenderin e druve, GJKKO shpall të pafajshëm ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri

Ish-kryebashkiaku Eduart Kapri ishte arrestuar dhe gjykohej për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

4 Korrik 2023, 16:26 Nga k.m.
Akuzohej për abuzim me tenderin e druve, GJKKO shpall të
Eduart Kapri

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri. Sot, avokati Sokol Hazizaj ka bindur trupën gjykuese për pafajësinë e klientit të tij. Ish-kryebashkiaku Eduart Kapri ishte arrestuar dhe gjykohej për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.

Ish-kryebashkiaku akuzohej nga SPAK për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017, kur Kapri drejtonte Bashkinë e Pogradecit. Por për këtë çështje, SPAK i ka mbyllur hetimet edhe pse fillimisht e akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.

Në seancën e sotme, si Kapri, ashtu edhe 5 ish-vartësit e tij, Avdulla Cano, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Enkeleida Kllomollari, ish-Dr. e Qendrës Arsimore në Pogradec, Nexhmi Torrën, ish-koordinator i Nj. Adm. pranë Bashkisë Pogradec, Gurali Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec dhe Safet Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec; të gjithë janë shpallur të pafajshëm. 

Ndërkohë, Kapri është ende nën akuzë në lidhje me tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019. Për këtë çështje janë arrestuar dy ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë së Pogradecit, Safet Blaceri dhe Gurali Blaceri, të cilët akuzohen edhe për faktin se tentuan të pengonin mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor të 2019, duke i vënë drynin tre shkollave dhe një kopshti, që ishin përcaktuar si qendra votimi nga KQZ.

eduart kapri pogradec

Sondazh

Poll