Bota

Kievi dëbon ish-presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvili, Gjeorgjia: Veprim "fyes"

Ndërkohë, Gjeorgjia e quajti vendimin e Ukrainës për ta dëbuar Saakashvili, "fyes".

4 Korrik 2023, 16:06 Nga f.i
Kievi dëbon ish-presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvili, Gjeorgjia:
Mikheil Saakashvili

UKRAINË- Ukraina ka kërkuar dëbimin e ambasadorit të Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili. CNNgreece raporton se presidenti Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar që të largohet nga vendi brenda 48 orëve për të zhvilluar konsultime me autoritetet gjeorgjiane.

Ndërkohë, Gjeorgjia e quajti vendimin e Ukrainës për ta dëbuar Saakashvili, "fyes".

Ministria e jashtme e Ukrainës akuzoi Gjeorgjinë për "torturimin" e Saakashvilit, 55 vjeç, i cili ndodhet në burg për "shpërdorim pushteti". Autoritetet ukrainase i kanë kërkuar vazhdimisht Gjeorgjisë që të lejojë që Saakashvili të transferohet në Ukrainë ose në një vend perëndimor për të marrë kujdes mjekësor.

Gjithashtu Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Tbilisit të respektojë të drejtat e ish-presidentit dhe t'i sigurojë atij kujdesin e duhur mjekësor.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll