Bota

Samiti me vendet e lindjes, Putin: Sanksionet e bëjnë Rusinë më të fortë! Rusët 'të bashkuar si kurrë më parë'

Rusia ka kundërshtuar çdo sanksion që vendet e perëndimit i kanë vendosur.

4 Korrik 2023, 15:53 Nga f.i
Samiti me vendet e lindjes, Putin: Sanksionet e bëjnë Rusinë
Vladimir Putin

RUSI- Në samitin e parë ndërkombëtar që pas rebelimit të grupit Wagner, Putin në fjalimin e tij në samitin virtual të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait tha se Rusia kundërshton çdo sanksion që vendet e perëndimit i kanë vendosur, shkruajnë mediat e huaja.

"Rusia i kundërshton të gjitha këto sanksione, presione dhe provokime të jashtme dhe vazhdon të zhvillohet si kurrë më parë,"-tha Putin.

Ndër të tjera sa i përket rebelimit të grupit Wagner, tha se rusët ishin më të bashkuar se kurrë gjatë kryengritjes.

"Populli rus është i bashkuar si kurrë më parë. Solidariteti dhe përgjegjësia për fatin e atdheut u demonstrua qartë nga qarqet politike ruse dhe e gjithë shoqëria duke qëndruar si një front i bashkuar kundër tentativës për rebelim të armatosur", -u shpreh Putin.

Grupi aziatik i sigurisë i themeluar nga Rusia dhe Kina për të kundërshtuar aleancat perëndimore mirëpriti gjithashtu Iranin si një anëtar të ri, duke e sjellë anëtarësimin e tij në nëntë vende.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll