Bota

Përpjekjet për uljen e tensioneve në Veri, Lajçak takon edhe Komandantin e KFOR-it (FOTO)

Sipas njoftimit të KFOR, ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun. 

4 Korrik 2023, 15:52 Nga a.l
Përpjekjet për uljen e tensioneve në Veri, Lajçak takon
Miroslav Lajçak

KOSOVË- I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bashkë me Shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë takuar sot Komandantin e KFOR’it, Angelo Michele Ristuccia. Sipas njoftimit të KFOR, ata kanë folur për zhvillimet e fundit dhe dialogun. 

“Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga #NATO, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, dhe Shkëlqesinë e tij Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues Special i BE-së. Ata diskutuan përditësimin e fundit për situatën e përgjithshme dhe përpjekjet e vazhdueshme të #KFOR-it në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës", shkruan KFOR. 

Lajçak është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, e më vonë do të takohet dhe me Kryeministrin Albin Kurti. 

tensione në veri të kosovës miroslav lajçak

Sondazh

Poll