Bota

'KFOR-i është në dijeni'/ Deputetja britanike: Armët në Veri po kontrabandohen nëpër kishat ortodokse

Në fjalimin e saj që iu kushtua kryesisht përkujtimit të Srebrenicës, ajo tha se KFOR-i britanik është në dijeni për rastin. 

4 Korrik 2023, 15:30 Nga a.l
'KFOR-i është në dijeni'/ Deputetja britanike:
Alicia Kearns

Deputetja britanike, Alicia Kearns pretendon se nga Serbia në Kosovë po kontrabandohen armë përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse. Në fjalimin e saj që iu kushtua kryesisht përkujtimit të Srebrenicës, ajo tha se KFOR-i britanik është në dijeni për rastin. 

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët”, tha ajo.

Kearns përmendi edhe eksportin e armëve të Britanisë së Madhe drejt Serbisë. 

"Do të prek shkurtimisht politikat tona të eksportit ndaj Serbisë. Unë jam shumë e shqetësuar për faktin se ne po i shesim municione të vogla Serbisë. Duke qenë se policia kundër terrorizmit atje ka kryer sulme dhe ka rrëmbyer tre policë kosovarë, si e dimë ne se asgjë që i kemi shitur Serbisë nuk përdoret në atë kontekst?”, tha ajo. 

Ndër të tjera, Kearns kërkoi që të frenohen të gjitha eksportet në Serbi. 

alicia kearns

Sondazh

Poll