Bota

Ngrihet aktakuzë kundër nëntë ish-ministrave të Malit të Zi, dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit

Të akuzuarit kanë dëmtuar bushetin e shtetit me 2.6 milionë euro. Mes zyrtarëve është ish-kryeministri Dushko Markoviç dhe anëtarët e qeverisë së tij.

4 Korrik 2023, 14:58 Nga f.i
Ngrihet aktakuzë kundër nëntë ish-ministrave të Malit
ish-ministrat

MALI I ZI- Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) ka ngritur aktakuzë kundër nëntë zyrtarëve të ish-qeverisë për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare për ndarjen e banesave dhe kredive për banim si anëtarë të ish-qeverisë.

Mes të akuzuarëve është ish-kryeministri Dushko Markoviç, pesë deputetë Predrag Boshkoviç, Dragica Sekuliç dhe Suzana Pribiloviç nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe Ivan Brajoviç dhe Damir Shehoviç nga Social Demokratët. Për keqpërdorim detyre akuzohen edhe ish-ministrat Budimir Shegrt, Suad Numanoviç dhe Sanja Vllahoviç nga DPS-ja dhe Osman Nurkoviç nga Partia Boshnjake.

Ata akuzohen se kanë dëmtuar arkën e shtetit me 2.6 milionë euro, duke miratuar dhe dhënë kredi për përmirësimin e kushteve të banimit për 119 zyrtarë publikë dhe punonjës të organeve shtetërore dhe organeve të administratës shtetërore, nga 17.500 deri në 40.000 euro dhe kështu kanë përfituar, raporton vijesti.

mali i zi

Sondazh

Poll