Bota

Komisionerja evropiane për punët e brendshme në Lampedusa: Sfida e emigracionit nuk është italiane, por europiane

Ministri italian shtoi më tej se prioriteti absolut mbetet lufta kundër trafikimit ndërkombëtar të qenieve njerëzore, që është edhe objektivi kryesor i Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian. 

4 Korrik 2023, 14:52 Nga a.l
Komisionerja evropiane për punët e brendshme në Lampedusa: Sfida
Ylva Johansson

ITALI- Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi dhe komisionerja evropiane për punët e brendshme, Ylva Johansson kanë mbërritur në Lampedusa. Bashkë me ta edhe komisioneri i jashtëzakonshëm për urgjencën e emigracionit të paligjshëm, prefekti Valerio Valenti. Ministri i Brendshëm italian tha se pika e nxehtë e ishullit nuk do të kthehet në një qendër të përhershme për emigrantët.  

“Hotspoti i Lampedusës do të vazhdojë të ekzistojë me të njëjtin vokacion aktual, pra si bazë tranziti” , tha Piantedosi duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. 

Nga ana tjetër, Johansson u shpreh se sfida e emigracionit është europiane, shkruajnë mediat e huaja.  

"Dëshirojmë t’ju themi se sfida e emigracionit nuk është vetëm italiane, por europiane. Italia është vazhdimisht nën një presion të madh dhe këtë vit ai presion është rritur ndjeshëm, me mbi 65,000 emigrantë që kanë mbërritur, shumë prej tyre këtu në Lampedusa. Vendi juaj po përpiqet ta përballojë në çdo mënyrë këtë fenomen, ka miratuar edhe ligje të reja”, shtoi komisionerja. 

Ministri italian shtoi më tej se prioriteti absolut mbetet lufta kundër trafikimit ndërkombëtar të qenieve njerëzore, që është edhe objektivi kryesor i Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian. 

ylva johansson

Sondazh

Poll