Bota

Një platformë e mirë-menaxhuar/ Meta zhvillon klonin e Twitter, ja si quhet aplikacioni i ri

Threads ka shumë ngjashmëri për sa i përket funksionalitetit dhe estetikës me Twitter.

4 Korrik 2023, 14:07 Nga a.l
Një platformë e mirë-menaxhuar/ Meta zhvillon klonin e Twitter,
Foto ilustruese

'Meta' duket se po zhvillon një aplikacion alternativë ndaj Twitter të quajtur 'Threads'. Lajmi u njoftua nga zhvilluesi i app-ve,  Alessandro Paluzzi.

Paluzzi së fundmi postoi në Tëitter se kloni i ri i 'Twitter' është tashmë gati në Google Play Store.  Përdoruesit mund të jenë në gjendje të identifikohen duke përdorur llogaritë e tyre në Instagram, shkruajnë mediat e huaja. 

Threads ka shumë ngjashmëri për sa i përket funksionalitetit dhe estetikës me Twitter. Aplikacioni përmban një numër karakteresh për postimet, si dhe ikona të njohura për ripostimin, pëlqimin, përgjigjen dhe ndarjen e postimeve. Fotografitë e profilit të përdoruesit shfaqen në korniza rrethore, madje edhe verifikimi i kontrollit blu të Instagramit është i dukshëm.

Një platformë e mirë-menaxhuar/ Meta zhvillon klonin e Twitter,
Threads

Zhvillimi i Threads ka nisur në Meta që në fillim të janarit, duke funksionuar me emrin e koduar "Project 92". Sipas shefit të produktit të Meta-s, Chris Cox, emri u konfirmua gjatë një previeë të Threads, ku ai përmendi se ata kanë marrë reagime nga krijuesit dhe figurat publike që dëshirojnë një platformë të mirë-menaxhuar. 

mark zuckenberg

Sondazh

Poll