Bota

Paralajmëron kreu i Wagner: Do të kthehemi shumë shpejt në frontin e luftës

Prigozhin nuk dha asnjë informacion rreth planeve të mëtejshme, apo të dhëna për vendndodhjen e tij. Ndërkohë mediat shtetërore ruse dikur e përshëndesnin suksesin ushtarak të Wagner në Ukrainën lindore.

4 Korrik 2023, 14:03 Nga a.l
Paralajmëron kreu i Wagner: Do të kthehemi shumë shpejt në
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin është zotuar se do të kthehet së shpejti në frontin e luftës. Ai është zotuar se luftëtarët e tij së shpejti do të dalin me fitore të reja, shkruajnë mediat e huaja. 

“Marshi ynë i drejtësisë kishte për qëllim luftimin e tradhtarëve dhe mobilizimin e shoqërisë. Unë mendoj se ne ia dolëm mbanë. Në të ardhmen e afërt, jam i sigurt se do të shihni fitoret tona të radhës në front”, ka thënë ai.

Megjithatë Prigozhin nuk dha asnjë informacion rreth planeve të mëtejshme, apo të dhëna për vendndodhjen e tij. Ndërkohë mediat shtetërore ruse dikur e përshëndesnin suksesin ushtarak të Wagner në Ukrainën lindore.

Imazhet satelitore sugjerojnë se një bazë e re për grupin mund të jetë në ndërtim e sipër pranë Minskut, qyteti ku dyshohet se luftëtarët e tij mund të vendosen në Ukrainën veriore.

Kievi tha se mercenarët e Wagner nuk po luftonin më, por zyrtarë bënë me dije se disa mbetën brenda Ukrainës, duke përfshirë bazën e tyre në rajonin lindor të Luhanskut.

yevgeny prigozhin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll