Bota

Italia ngrin asetet e oligarkëve rusë me vlerë 2.5 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës

Italia sekuestroi asete duke përfshirë llogari bankare, vila luksoze, jahte dhe makina si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Kremlinit dhe mbështetësve të tij.

4 Korrik 2023, 13:58 Nga a.l
Italia ngrin asetet e oligarkëve rusë me vlerë 2.5 miliardë
Foto ilustruese

ITALI- Banka qendrore bën me dije se Italia ka ngrirë asetet e oligarkëve rusë me vlerë rreth 2 miliardë euro (2.5 miliardë dollarë) pas agresionit të Ukrainës vitin e kaluar. 

Italia sekuestroi asete duke përfshirë llogari bankare, vila luksoze, jahte dhe makina si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Kremlinit dhe mbështetësve të tij. Në raportin e saj vjetor, njësia e Bankës së Italisë kundër pastrimit të parave (UIF) tha se shifra prej 2 miliardë eurosh ishte përditësuar deri në fund të qershorit. 

Drejtori i UIF Enzo Serata shtoi se zotërimet financiare me vlerë rreth 330 milionë euro, të lidhura me 80 individë, ishin ngrirë si pjesë e regjimit të sanksioneve.

Përpara fillimit të luftës në shkurt 2022, plazhet dhe portet e Italisë ishin një shesh lojërash popullore për rusët e pasur, të cilët blenë prona në vende kryesore si Liqeni i Komos, Sardenja, Toskana dhe bregdeti i Ligurisë.

Disa nga oligarkët e shënjestruar nga masat kanë paraqitur ankesa ligjore, duke përfshirë ruso-uzbek, manjatin e metaleve dhe telekomit, Alisher Usmanov.

Në prill, një gjykatë italiane i referoi Gjykatës së Drejtësisë së BE-së një vendim nëse do të ruante ngrirjen e aseteve të tij, me vlerë më shumë se 80 milionë euro. 

Marrë dhe përshtatur nga Reuters

itali

Sondazh

Poll