Bota

Trazirat në Francë/ Kryebashkiaku: Në pak ditë përjetuam ferrin

Ai ka treguar se prej disa ditësh i është dashur t'i bashkohet forcave të policisë për të monitoruar situatën edhe në orët e vona të natës.

4 Korrik 2023, 13:44 Nga a.l
Trazirat në Francë/ Kryebashkiaku: Në pak ditë
Zarkoshte Bakhtiari

FRANCË- Kryebashkiaku i Neuilly-sur-Marne, një nga zonat më të varfra të Francës, që ndodhet në lindje të Parisit, Zartoshte Bakhtiari është shprehur i shqetësuar lidhur me situtën e protestave të dhunshme në vend. Ai ka treguar se prej disa ditësh i është dashur t'i bashkohet forcave të policisë për të monitoruar situatën edhe në orët e vona të natës, shkruajnë mediat e huaja. 

"Brenda ditësh, ne [ishim] në ferr," më thotë ai.

Të martën, ai do të shkojë në Pallatin Elysee me më shumë se 200 kryetarë të tjerë bashkie për të diskutuar krizën me presidentin francez Emmanuel Macron. Kërkesa e tij është për më shumë ashpërsi nga shteti dhe leje që policia lokale e qytetit të përdorë dron për të monitoruar aktivitetin në qytet.

Takimi vjen pasi protestuesit minorenë u arrestuan për sulme ndaj forcave të rendit dhe vënien e zjarrit gjatë gjashtë netëve të dhunës pas të shtënave. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin ka thënë se mosha mesatare e 3,354 personave të arrestuar gjatë javës së kaluar ishte 17 vjeç. Rreth 99 bashki janë sulmuar gjatë trazirave. 

zartoshte bakhtiari

Sondazh

Poll