Bota

Alarm i kuq në Peru/ Vullkani Ubinas mund të shpërthejë nga momenti në moment, autoritetet gati të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Alberto Otarola, presidenti i Këshillit të Ministrave të Perusë, njoftoi të hënën se deklarimi i emergjencës ishte parashikuar për departamentin jugor të Moquegua, ku ndodhet vullkani. 

4 Korrik 2023, 13:38 Nga a.l
Alarm i kuq në Peru/ Vullkani Ubinas mund të shpërthejë nga
Peru

PERU- Zyrtarët në qeverinë peruane kanë njoftuar se do të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për zonën përreth vullkanit Ubinas, pasi aktiviteti i vazhdueshëm sizmik tronditi rajonin dhe dërgoi një kolonë gazi toksik në ajër. Alberto Otarola, presidenti i Këshillit të Ministrave të Perusë, njoftoi të hënën se deklarimi i emergjencës ishte parashikuar për departamentin jugor të Moquegua, ku ndodhet vullkani. 

“Ne po marrim në dorë këto fenomene dhe jemi gjithmonë duke u koordinuar në mënyrë proaktive me të gjitha institucionet për përballimin e tyre”, tha ai.

Urdhri i urgjencës do t'i lejojë qeverisë të marrë masat e nevojshme për të parandaluar rreziqet shëndetësore, shpjegoi Otarola, shkruajnë mediat e huaja. 

Rreth 2,000 njerëz janë të prekur në zonën e afërt. Otarola u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë. Qeveria rajonale e Moguegua ngriti nivelin e alarmit të dielën nga e verdha në portokalli, për të treguar rrezikun e shtuar nga vullkani.

Ubinas është vullkani më aktiv në vend, duke qenë pjesë e "Unazës së Zjarrit", një zonë e aktivitetit sizmik që rrethon pllakën tektonike nën Oqeanin Paqësor. Shpërthimi aktual filloi rreth 22 qershorit, sipas Institutit të Gjeofizikës së Perusë (IGP).

alberto otarola

Sondazh

Poll