Bota

Macron takohet me kryebashkiakët e 220 qyteteve të prekura nga PROTESTAT në Francë

Takimi vjen pasi protestuesit minorenë u arrestuan për sulme ndaj forcave të rendit dhe vënien e zjarrit gjatë gjashtë netëve të dhunës pas të shtënave.

4 Korrik 2023, 13:22 Nga a.l
Macron takohet me kryebashkiakët e 220 qyteteve të prekura nga
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez do të zhvillojë një mbledhje me kryebashkiakët e 220 qyteteve që janë prekur nga dhuna në pallatin Elysee pas vrasjes se 17-vjeçarit Nahel Merzouk nga efektivi i policisë rrugore në periferi të Parisit.

Vincent Jeanbrun, kryebashkiak i L'Hay les Roses në jug të Parisit, mori pjesë në një marshim të hënën pasi një makinë u përplas në shtëpinë e tij. Gruaja dhe një nga fëmijët e tij të vegjël u plagosën gjatë sulmit, shkruan The Independent. 

Takimi vjen pasi protestuesit minorenë u arrestuan për sulme ndaj forcave të rendit dhe vënien e zjarrit gjatë gjashtë netëve të dhunës pas të shtënave. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin ka thënë se mosha mesatare e 3,354 personave të arrestuar gjatë javës së kaluar ishte 17 vjeç. Rreth 99 bashki janë sulmuar gjatë trazirave.

emmanuel macron

Sondazh

Poll