Politike

Clinton largohet nga Shqipëria: Ishte e jashtëzakonshme! Emri tjetër i New York është West Albania

Sipas Clinton, emri tjetër i New York është West Albania.

4 Korrik 2023, 13:18 Nga A.B
Clinton largohet nga Shqipëria: Ishte e jashtëzakonshme! Emri
Edi Rama dhe Bill Clinton

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka përcjellë për në Rinas ish presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton. Rama ndan edhe frazën e bukur të Clintonit dje, teksa e shoqëron me një foto duke u përqafuar miqësisht. Sipas Clinton, emri tjetër i New York është West Albania.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – Bill Clinton.

Clinton largohet nga Shqipëria: Ishte e jashtëzakonshme! Emri

Një ditë më parë u zhvillua një ceremoni pritjeje e veçantë për presidentin e 42-të të Amerikës, i cili u nderua nga qeveria shqiptare me medaljen më të lartë "Ylli i Mirënjohjes Publike". 

Clinton u surprizua nga fëmijët nga Kosova të cilët mbajnë emrin e Clinton apo Hillary, bashkëshortes së presidentit. Përpara kryeministrisë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ishin të pranishëm drejtues të lartë të institucioneve dhe personalitete të tjera të vendit. Ftesës së Ramës për të marrë pjesë në ceremoni iu përgjigjën dhe deputetë të opozitës si Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu  e Agron Duka,  Agron Gjekmarkaj. Ndërsa ra në sy mungesa e Sali Berishës, Ilir Metës dhe deputetëve pasues të tyre.

Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia Sllobodan Millosheviç të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK./Dosja.al

edi rama bill clinton

Sondazh

Poll