4 Korrik 2023, 11:35
Nga m.s
foto nga takimi ne Kosove
KOSOVË- Në një pyetje drejtuar kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, se a është e drejtë qasja e BE-së kundrejt Kosovës dhe se çfarë qëndrime kanë mbajtur Holanda dhe Luksemburgu për masat ndëshkuese, ai tha shkurt dhe qartë se BE s’duhet ta drejtojë gishtin te fajtori. Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se Bashkimi Europian nuk duhet të drejtojë gishtin për të gjetur fajtorin mes Kosovës dhe Serbisë për tensionimin e situatës në veri, pasi kjo nuk e ndihmon situatën.
“Nuk e di nëse duhet ta drejtojmë gishtin te fajtori, te Kosova ose Serbia, sepse kjo nuk e ndihmon situatën. Ne dëshirojmë të jemi ndihmues”, tha ai.
Kryeministri holandez u shpreh se zgjidhja është aneksi i zbatimit të marrëveshjes bazë, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në muajt shkurt dhe mars. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai deklaroi se të dyja palët ankohen se pala tjetër nuk e zbaton marrëveshjen, por shtoi se duhet implementuar çdo gjë dhe se duhet të punohet me një qasje “hap pas hapi”.
“Atë çfarë po themi është, keni bërë premtime të dyja palët. E di që ka shumë çështje të ndjeshme në këtë marrëdhënie, por besoj që çështja më kryesore dhe më e drejtë është që t’i përmbahemi udhërrëfyesit dhe planit, dhe në momentin që BE fillon të gjejë fajtorin dhe të drejtojë gishtin, në momentin që e bëjmë këtë, e humbim pozicionin që të ndihmojmë”, tha Rutte.
“Unë jam historian dhe e dua historinë, dhe dëshiroj t’i shoh pse gjërat janë ashtu siç janë. Nganjëherë është shumë e rëndësishme ta shohim edhe të ardhmen”.
Ndërsa kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel iu përgjigj pyetjes me një fjali.
“Ju dëshironi përgjigjen që të themi se serbët janë të këqinj, ndërsa në Serbi dëshirojnë të themi se kosovarët janë të këqinj”, përfundoi ai.
mark rutte kosove
Bota
4 Korrik 2023, 11:20
m.s
Xavier Bettel
KOSOVË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, duke ndarë me publikun në Kosovë një detaj nga jeta private se &...
Bota
4 Korrik 2023, 11:09
m.s
Xavier Bettel
KOSOVË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, dha mesazhe të qarta për situatën në veri të Kosovës, ...
Bota
4 Korrik 2023, 10:59
m.s
Mark Rutte
KOSOVE- Në një konferencë për mediat me Albin Kurtin, kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se me homologun e Luksemb...
Bota
4 Korrik 2023, 10:46
m.s
Mark Rutte, Xavier Bettel dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Takimi trepalësh mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kryeministrin e Holand...
Bota
4 Korrik 2023, 10:30
m.s
Albin Kurti dhe Mark Rutte
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të mbajtur me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë t&...
Bota
4 Korrik 2023, 10:19
A.B
Foto ilustruese
SHBA- Pas shtatë vjetësh, klima e botës kërcënohet sërish nga El Nino.
Fenomeni atmosfer...
Bota
4 Korrik 2023, 10:15
m.s
foto ilustruese
AFGANISTAN- Qeveria talebane e Afganistanit ka urdhëruar që sallonet e bukurisë në vend, të m...
Bota
4 Korrik 2023, 10:06
m.s
Mark Rutte, Xavier Bettel dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Lukesemburgut, Xavier Bettel, kanë nisur ta...
Bota
4 Korrik 2023, 09:50
A.B
Peshkaqeni
SHBA- Momente tmerri kanë përjetuar notarët dhe larësit në një plazh në Florida, kur kanë par&...
Bota
4 Korrik 2023, 09:19
m.s
Dmitry Medvedev
RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar se një apokalips bërthamor është shumë i mund...