Politike

Dita e dytë e vizitës, Rama takohet me Clinton në 'vilën 30' në Tiranë

Një ditë më parë u zhvillua një ceremoni pritjeje e veçantë për presidentin e 42-të të Amerikës, i cili u nderua nga qeveria shqiptare me medaljen më të lartë "Ylli i Mirënjohjes Publike". 

4 Korrik 2023, 11:16 Nga A.B
Dita e dytë e vizitës, Rama takohet me Clinton në
Pamjet

TIRANË- Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ndodhet në Shqipëri, në kuadër të vizitës së tij 2 ditore. Mëngjesin e sotëm ai është takuar me kryeministrin Edi Rama në 'vilën 30' në Tiranë. 

Një ditë më parë u zhvillua një ceremoni pritjeje e veçantë për presidentin e 42-të të Amerikës, i cili u nderua nga qeveria shqiptare me medaljen më të lartë "Ylli i Mirënjohjes Publike". 

Clinton u surprizua nga fëmijët nga Kosova të cilët mbajnë emrin e Clinton apo Hillary, bashkëshortes së presidentit. Përpara kryeministrisë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ishin të pranishëm drejtues të lartë të institucioneve dhe personalitete të tjera të vendit. Ftesës së Ramës për të marrë pjesë në ceremoni iu përgjigjën dhe deputetë të opozitës si Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu  e Agron Duka,  Agron Gjekmarkaj. Ndërsa ra në sy mungesa e Sali Berishës, Ilir Metës dhe deputetëve pasues të tyre.

Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia Sllobodan Millosheviç të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK./Dosja.al

bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll