Ekonomi

Taksa e pasurisë, Ibrahimaj tregon se kur do futet në fuqi ligji: Do kohën e saj

Ibrahimaj deklaroi se taksa do kohën e saj, mirëpo pritet që të futet në fuqi në vitin 2026.

4 Korrik 2023, 11:12 Nga A.B
Taksa e pasurisë, Ibrahimaj tregon se kur do futet në fuqi ligji: Do
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet ditën e sotme nga gazetarët për taksën e pasurisë. Ibrahimaj tha se ende nuk është paraqitur një draft për taksën e pasurisë, por kanë një produkt të hartuar. Më tej, ajo specifikoi se taksa do kohën e saj, mirëpo pritet që të futet në fuqi në vitin 2026.

Pyetje- A do të ketë rritje taksash për të balancuar rritjen e pagave?

Ibrahimaj- Për 8 muajt e vitit 2023 efekti pritet të jetë 11 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të ketë një efekt 11 miliardë lekë, ndërsa më tutje do të jetë total 39 miliardë lekë. Diferenca mes administratës dhe ministrave dhe presidentit është e madhe, përbën rreth 11.5% ndërsa 98% të totalit e përbën administrata. Ne prej vitesh në bashkëpunim me FMN, ne kemi parashikuar disa masa për reduktimin e disa normave favorizuese të taksave në disa sektorë të caktuar. Pra këto masa ndërmerren jo vetëm për të përballuar rritjen e pagave por dhe për të rritur treguesin për prodhuesin e brendshëm bruto, të cilat lidhen qoftë dhe me ligjin e tatimit mbi të ardhurat por dhe me taksën e pasurisë apo tatime të tjera, që do ndikojnë në performanëcën për mbledhjen e të ardhurave.

Pyetje- Çfarë do ndryshojë për taksën e pasurisë? Po ligjin për kanabisin mjekësor, keni pasur konsensus nga ndërkombëtarët?

Ibrahimaj- Ende nuk kemi një draft për taksën e pasurisë, por një produkt të hartuar dhe jemi ende në konsultim, jemi duke punuar për të marrë ekspertizën e duhur që kjo reformë madhore të respektohet sa më mirë. Është një taksë që do marrë kohën e vetë për tu implimentuar, pritet të vendoset në fuqi në vitin 2026, vlerësim i ndërtesave, pronave në bazë për vlerën e tregut. Kjo është dhe arsyeja që ne kemi marrë punën herët. Është reformë madhore që duhet bërë në kohën e duhur.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Ekonomi 2 Korrik 2023, 07:37 I.A

A ka përfunduar “Erdoganomia”?

Erdogan TURQI- Në shekullin XVI, ndërsa inflacioni pushtoi Perandorinë Osmane, Sulltan Murati III i qetësoi trupat e tij, të cil&e...