Bota

Bettel: S’kemi ardhur për të gjykuar Kurtin, por për të arritur komunikimin mes fqinjëve për tensionet në veri

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, dha mesazhe të qarta për situatën në veri të Kosovës, pas takimit të mbajtur me kryeministrin Albin Kurti.

4 Korrik 2023, 11:09 Nga m.s
Bettel: S’kemi ardhur për të gjykuar Kurtin, por për
Xavier Bettel

KOSOVË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, dha mesazhe të qarta për situatën në veri të Kosovës, pas takimit të mbajtur me kryeministrin Albin Kurti. Marrë shkas nga situata e tensionuar në veri, Bettel theksoi që në krye të herës se nuk ka shkuar në Kosovë për të gjykuar, por për të dëgjuar dhe për të ndërtuar ura komunikimi mes fqinjëve.

“Kur kemi planifikuar këtë udhëtim, nuk kemi pritur që do të jenë këto tensione që janë në rajon, dhe i thamë edhe Kurtit që nuk jemi këtu për të gjykuar, por për të dëgjuar dhe të mundohemi të ndërtojmë ura mes fqinjëve. Dje ishim në Beograd e sot në Prishtinë, dhe ishte e rëndësishme të shkëmbejmë dhe të dimë se është një udhërrëfyes nga BE-ja”, tha kryeministri i Luksemburgut.

Bettel shtoi se duhet të shmanget çdo mundësi e ndonjë krize të re. “Ju e dini se ç’ka do të thonë tensionet, kështu që ne duhet të shmangim çdo mundësi të ndonjë krize të re të mundshme, ku shoqëria civile dhe populli vuan më së shumti. Ju mund të llogarisni ne, nganjëherë është e vështirë të kemi diskutime me fqinjët, për ne e rëndësishme është të besojmë në punën e përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe të dërguarit të BE-së, dhe të kemi dialog të hapur”, tha Bettel.

“Nuk jemi shteti më i madh, dhe e dimë se duke punuar me të tjerët është shumë me rëndësi për të gjetur zgjidhje. Ju mund të na llogarisni ne”, u shpreh Bettel. 

xavier bettel

Sondazh

Poll