Bota

Rutte: Brengosemi për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës, kërkojmë shtensionim të situatës

Mes palëve është diskutuar situata në veri, ndërsa Rutte përmendi stabilitetin rajonal si faktor të rëndësishëm.

4 Korrik 2023, 10:59 Nga m.s
Rutte: Brengosemi për rritjen e tensioneve në veri të
Mark Rutte

KOSOVE- Në një konferencë për mediat me Albin Kurtin, kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se me homologun e Luksemburgut, Xavier Bettel kanë ardhur në Kosovë si miq që duan ta ndihmojnë shtetin e ri ballkanik. Mes palëve është diskutuar situata në veri, ndërsa Rutte përmendi stabilitetin rajonal si faktor të rëndësishëm.

 “Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës e ka bërë këtë më të rëndësishme se kurrë më parë. Dhe këtu stabiliteti regjional është proces tejet i rëndësishëm, dhe sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë shtensionim.

“Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha ai.

“Përfshirja jonë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është më e afërt se kurrë mund të them”, tha kryeministri holandez.

Rutte kujtoi se “Holanda dhe Luksemburgu ishin ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”. Ai kujtoi gjithashtu se “Holanda është investitori i tretë më i madh në Kosovë”.

mark rutte

Sondazh

Poll