Politike

Ligji për kanabis, Ibrahimaj: Sjell impuls të shtuar në ekonominë e vendit, s'ka pse të ketë debate

Ministrja tha se ky ligj nuk ka nevojë të debatohet pasi është në funksion edhe në vende të tjera. 

4 Korrik 2023, 10:40 Nga A.B
Ligji për kanabis, Ibrahimaj: Sjell impuls të shtuar në
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Çështja e legalizimit të kanabisit ishte një nga pyetjet e gazetarëve për ministren Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit u shpreh se ligji do sjellë impulse të shtuara në ekonominë e vendit. E po ashtu, ministrja tha se ky ligj nuk ka nevojë të debatohet pasi është në funksion edhe në vende të tjera. 

'Për ligjin e kanabis, sjell impuls të shtuar në ekonominë e vendit, nuk ka arsye pse të ketë debate, është një ligj që është në funksion dhe në vende të tjera të rajonit. Eshtë një sektor i ekonomisë që nuk ka pse mos të zhvillohet'- tha Ibrahimaj. 

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll