Bota

Situata në Veri/ Kurti: Duam zgjidhje evropiane, marrëveshja të zbatohet pa kushte dhe pa vonesa

Kurti nënvizoi se Kosova dëshiron zgjidhje evropiane dhe zbatim të marrëveshjeve

4 Korrik 2023, 10:30 Nga m.s
Situata në Veri/ Kurti: Duam zgjidhje evropiane, marrëveshja të
Albin Kurti dhe Mark Rutte

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të mbajtur me kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksemburgut, Xavier Bettel, kërkoi që ta ndihmojnë Kosovën të anëtarësohet në NATO dhe në BE. Ai u fokusua edhe tek dialogu me Serbinë, ku dhe nënvizoi se Kosova dëshiron zgjidhje evropiane dhe zbatim të marrëveshjeve.

“Në lidhje me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kam theksuar se Kosova është e interesuar për marrëdhënie të mira fqinjësore. Ne dëshirojmë zgjidhje evropiane, dhe për këtë e kemi marrëveshjen bazike të 27 shkurtit dhe aneksin e zbatimit të 17 marsit, për të cilën dëshirojmë që të zbatohet në plotësi, pa vonesa dhe pa kushte”, deklaroi kryeministri.

Kurti tha se progresi demokratik i Kosovës është mundësi e mirë për BE-në, që të transformojë Ballkanin Perëndimor.

 

mark rutte xavier bettel

Sondazh

Poll