Politike

Forcimi i lekut ndaj euros, Ibrahimaj tregon 'faktorët' që ndikuan

Ajo u shpreh se forcimi vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë, performancës dhe rritjes së investimeve të huaja. 

4 Korrik 2023, 10:20 Nga A.B
Forcimi i lekut ndaj euros, Ibrahimaj tregon 'faktorët' që
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financace dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se këtë vit ka pasur një forcim të shtuar të lekut, përkundrejt euros. Në një konferencë për mediat, ajo u shpreh se forcimi vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë, performancës dhe rritjes së investimeve të huaja. 

'Remitancat kanë vijuar të rriten, janë rritur me 29.5 milionë euro. Lidhen me shqetësimin e kohëve të fundit që ka ardhur nga disa biznese, për ecurinë e kursit të këmbimit. Në vitin 2023 kemi pasur një rritje të ndjeshme të lekut. Më e ndjeshme ka qenë ecuria e lekut në krahasim me euron. Forcimi i lekut ndaj euros vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë, performancës, sidomos me forcimin e ekspertëve të turizmit dhe me rritjen e investimeve të huaj që kanë sjellë kapitale në valutë. Një nga elementët që e ka mbajtur inflacionit ka qenë kursi fleksibël'- tha ministrja. 

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll