Bota

'El Nino' është kthyer, rrezikojmë nxehtësi rekord

Fenomeni atmosferik i ngrohjes së Paqësorit tropikal qendror dhe lindor ka të ngjarë të sjellë nxehtësi rekord në pjesë të ndryshme të globit. 

4 Korrik 2023, 10:19 Nga A.B
'El Nino' është kthyer, rrezikojmë nxehtësi rekord
Foto ilustruese

SHBA- Pas shtatë vjetësh, klima e botës kërcënohet sërish nga El Nino.

Fenomeni atmosferik i ngrohjes së Paqësorit tropikal qendror dhe lindor ka të ngjarë të sjellë nxehtësi rekord në pjesë të ndryshme të globit. Kjo është bërë e ditur nga Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike Wmo, raporton 'Tgcom'.

“Ardhja e El Ninos do të rrisë shumë gjasat e thyerjes së rekordeve të temperaturës dhe do të shkaktojë më shumë nxehtësi ekstreme në shumë pjesë të botës dhe oqeane”, tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas. 

Deklarata e Organizatës Meteorologjike, shpjegon Taalas, "është sinjali i dërguar qeverive të botës për t'u përgatitur për të kufizuar ndikimet në shëndetin, ekosistemet dhe ekonomitë tona". /Dosja.al

el nino

Sondazh

Poll