Bota

Tensionet në veri të Kosovës/ Osmani pret në zyrë kryeministrat e Holandës e Luksemburgut

Fillimisht ata janë pritur nga kryeministri Albin Kurti në Aeroportin e Prishtinës me të cilin do të takohen edhe më vonë në ndërtesën e Qeverisë, ku edhe do të mbajnë konferencë për shtyp

4 Korrik 2023, 10:06 Nga m.s
Tensionet në veri të Kosovës/ Osmani pret në zyrë
Mark Rutte, Xavier Bettel dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, dhe ai i Lukesemburgut, Xavier Bettel, kanë nisur takimet me zyrtarët e lartë shtetërorë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel. Fillimisht ata janë pritur nga kryeministri Albin Kurti në Aeroportin e Prishtinës me të cilin do të takohen edhe më vonë në ndërtesën e Qeverisë, ku edhe do të mbajnë konferencë për shtyp. Vizita e tyre vjen në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.

 

 

tensionet ne veri kosove xavier bettel mark rutte

Sondazh

Poll