Bota

Shtensionimi i situatës në veri/ Lajçak viziton sot Kosovën, pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Kjo është vizita e dytë e Lajçakut brenda një muaji, pasi ai në fillim të qershorit bëri një vizitë bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

4 Korrik 2023, 08:38 Nga m.s
Shtensionimi i situatës në veri/ Lajçak viziton sot
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak, do të shkojë në Prishtinë sot, në përpjekje për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Bëhet e ditur se Lajçak do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Presidenca e Kosovës njofton se takimi mes Vjosa Osmanit dhe Miroslav Lajçak do të zhvillohet në orën 15:00.

Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës. Pas Prishtinës, emisari i BE-së pritet që në takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç të dërgojë porositë e Brukselit edhe në Beograd.

Kjo është vizita e dytë e Lajçakut brenda një muaji, pasi ai në fillim të qershorit bëri një vizitë bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Lajçak pritet që sërish të ripërsërisë kërkesat e Brukselit, sa i takon hapave drejt de-përshkallëzimit e të cilat nënkuptojnë largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serb; largimin e kryetarëve të zgjedhur të komunave nga këto objekte dhe shpalljen e zgjedhjeve në veri.

Pak ditë më parë, krerët e vendeve të BE-së apeluan për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës, ndërsa paralajmëruan pasoja në rast të dështimit. Këshilli Evropian, thekson se palët duhet të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së normalizimit dhe zbatimit të saj. Dhe se zgjidhja përfshin pezullimin e operacioneve policore, kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në to./Dosja.al

miroslav lajçak kosove serbi

Sondazh

Poll