Bota

MASAKËR në SHBA/ Katër të vdekur dhe katër të plagosur, autori i veshur me ANTI-PLUMB, arrestohet nga Policia

Policia ka gjetur një pushkë, një pistoletë dhe karikatorë të ndryshëm me municione.

4 Korrik 2023, 08:08 Nga A.B
MASAKËR në SHBA/ Katër të vdekur dhe katër të
Vendi i ngjarjes

SHBA- Një tjetër masakër me armë zjarri në SHBA. Katër persona mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në Filadelfia. Katër të vrarët ishin të moshës nga 20 deri në 59 vjeç. Dy fëmijët e plagosur janë në gjendje stabile.

Gjatë natës një burrë hapi zjarr në vende të ndryshme të qytetit përpara se të ndalohej dhe arrestohej nga policia. Në një rrugicë janë gjetur një pushkë, një pistoletë dhe karikatorë të ndryshëm me municion. Sulmuesi kishte veshur një jelek antiplumb.

Gjatë fundjavës së kaluar, dy persona u vranë dhe 28 u plagosën në një tjetër të shtëna në një festë në Baltimore. Ka pasur 339 të shtëna masive në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i vitit./Dosja.al

te shtena me arme ne shba shba

Sondazh

Poll