Politike

Përse nuk iu dridhen këmbët politikanëve? Majko: Drejtësia nuk duhet të veprojë vetëm ‘majtas’!

Sipas tij, ka çështje korruptive më të mëdha se ato që janë hetuar që ende nuk janë "prekur" nga drejtësia.

3 Korrik 2023, 23:54 Nga DOSJA

Përse nuk iu dridhen këmbët politikanëve? Majko:

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko foli për korrupsionin e politikanëve dhe drejtësinë. Sonte, i ftuar në emisionin “Open”, Pandeli Majko tha se drejtësia nuk duhet të veprojë vetëm majtas. Sipas tij, ka çështje korruptive më të mëdha se ato që janë hetuar që ende nuk janë "prekur" nga drejtësia. 

Për disa arsye drejtësia ende nuk është orientuar të shfaqet ashtu siç është”, u shpreh ai.

Pjesë nga emisioni: 

Pyetje: Përse nuk ju dridhen këmbët ju të politikës nga drejtësia?

Majko: Sepse situata e tillë është dhe për këtë do të duhen dy emisione të tjera.

Pyetje: Gjici, Koka, Bllako se meritojnë të jenë aty ku janë?

Majko: Unë nuk po diskutoj emër, por një cilësi që bazohet në një lloj matematike. Nuk është parë ndonjë kufizim që thotë që SPAK është krijuar të diskutojë vetëm dosjet e viteve të qeverisjes së PS, por për një gamë më të gjerë dhe të shmangë atë që në publik po godet politika shqiptar dhe që e ka sjellë në fazën më të keqe. As në ’97 nuk ka qenë drejtësia kështu për fatin e vet të mirë dhe për fatin e vet të keq drejtësia mund të jetë një lloj opozitë. Në Shqipëri nuk është më politika e viteve ’90. Në Shqipëri është krijuar lobi i djemve të varfër me lekë që sot zotërojnë shuma të jashtëzakonshme dhe sot kanë krijuar interferenca dhe politika duhet të ballafaqohet me këto. Ka disa korrupsione me “K” të madhe për të cilat drejtësia duhet të vërë dorë. Nuk po them që jo majtas, por pyetja që shtroj unë është vetëm të majtët e shkelin ligjin.

Sondazh

Poll