Politike

Refuzoi të ishte pjesë në pritjen e Clinton, Bardhi: Ceremoni private e Ramës!

Bardhi ka pranuar se ka marrë një ftesë për të qenë prezent në ceremoninë e organizuar në nder të ish-presidentit të SHBA Bill Clinton, por ka refuzuar të marrë pjesë.

3 Korrik 2023, 21:07 Nga A.B
Refuzoi të ishte pjesë në pritjen e Clinton, Bardhi: Ceremoni
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i PD Gazment Bardhi në një reagim për “News24”, ka pranuar se ka marrë një ftesë për të qenë prezent në ceremoninë e organizuar në nder të ish-presidentit të SHBA Bill Clinton, por ka refuzuar të marrë pjesë.

Në reagimin Bardhi ka theksuar: “Presidenti Clinton është mik i Shqipërisë, shqiptarëve dhe kombit shqiptar. Çdo shqiptar i është përjetë mirënjohës Presidentit Clinton për atë që ka bërë për kombin shqiptar dhe veçanërisht për Kosovën. Figura e Presidentit Clinton meriton vlerësimin e të gjithë kombit shqiptar dhe çdo vlerësim i figurës së tij mund dhe duhet të bëhej nga Presidenti i Republikës me dekoratën më të lart shtetërore. Sot nuk ka pasur një ceremoni shtetërore të nderimit të rolit dhe figurës së tij, por një ceremoni private të Edi Ramës, diktuar që në ftesë. Pjesë e show-t të Edi Ramës kam refuzuar dhe do të refuzoj gjithmonë të bëhem pjesë”.

Edhe Presidenti Bajram Begaj mungoi sot në ceremoninë e mikpritjes së ish-presidentit Bill Clinton, për shkak të probleme shëndetësore./Dosja.al

gazment bardhi bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll