Politike

Takimi i veçantë mes Bill Clinton dhe Rexhep Mejdanit, dy ish-presidentët shërbyen gjatë kohës së luftës në Kosovë

Clinton dhe Mejdani kanë shërbyer si presidentë gjatë kohës kur në Kosovë nisi lufta me Serbinë.

3 Korrik 2023, 20:50 Nga A.B
Takimi i veçantë mes Bill Clinton dhe Rexhep Mejdanit, dy
Clinton dhe Mejdani

TIRANË- Takimi mes dy ish-Presidentëve tërhoqi shumë vëmendje. Pasi doli nga ambientet e kryeministrisë, ish-Presidenti amerikan Bill Clinton takoi disa prej figurave të njohura politike në rreshtin e parë, të cilët ishin të pranishëm. Ajo që ra në sy ishte takimi i tij me ish-Presidentit shqiptar Rexhep Mejdanin, të cilit Clinton i kushtoi vëmendje të veçantë. Ata të dy kanë shërbyer si presidentë gjatë kohës kur në Kosovë nisi lufta me Serbinë.

Clinton mbajti një fjalim përshëndetës përballë të gjithë të pranishmëve. Në fund, ish presidenti amerikan u nderua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”.

Clinton njihet edhe si president nderi për shqiptarët, për vetë ndikimin pozitiv që ka mbajtur për Shqipërinë e Kosovën, është përshëndetur nga e gjithë politika shqiptare. Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia Sllobodan Millosheviç të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK./Dosja.al

bill clinton ne tirane rexhep mejdani

Sondazh

Poll