Politike

Ç'po flasin?! Presin Bill Clinton, Veliaj shfytëzon kohën për biseda, takohet me Alex Soros, e 'shkrin' me të qeshura. Bashkë me ta dhe dhëndri i presidentit

Një nga takimet më të përzemërta duket ai i Erion Veliajt me djalin e miliarderit George Soros, Alex Soros. Por asnjë prej tyre nuk ishin të vetëm.

3 Korrik 2023, 20:36 Nga k.m.
Ç'po flasin?! Presin Bill Clinton, Veliaj shfytëzon kohën
Alex Soros dhe Erion Veliaj

TIRANË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Teksa ai dhe kryeministri Edi Rama, ende nuk kishin dalë nga ambientet e Kryeministrisë, të tjerët kanë shfrytëzuar kohën për t'u socializuar.

Një nga takimet më të përzemërta duket ai i Erion Veliajt me djalin e miliarderit George Soros, Alex Soros. Por asnjë prej tyre nuk ishin të vetëm. Takimit të tyre i është bashkuar edhe dhëndri i presidentit Clinton, Marc Mezvinsky, bashkëshorti i Chelsea Clinton. Pamjet e takimit janë kapur nga Dosja.al, ku bie në sy afrimiteti i Veliajt me Soros, i cili gjithë kohën është duke qeshur me batutat e kryebashkiakut të Tiranës. Ndërsa në krah të Sorosit ishte dhe Savannah Huitema, modelja e "Model Management", bashkëjetuesja e djalit të multimiliarderit.

alex soros erion veliaj bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll