Politike

Nga Berisha te Begaj, politikanët që munguan në ceremoninë e nderimit të presidentit Bill Clinton

Ftesës së Ramës për të marrë pjesë në ceremoni i janë përgjigjur deputetë të opozitës si Lulzim Basha dhe grupi i deputetëve që e mbështesin, Jorida Tabaku, Fatmir Mediu e Agron Duka, Agron Gjekmarkaj.

3 Korrik 2023, 20:21 Nga A.B
Nga Berisha te Begaj, politikanët që munguan në ceremoninë e
Bill Clinton dhe Edi Rama

TIRANË- Ditën e sotme u organizua ceremonia për vizitën e presidentit të SHBA-së, Bill Clinton në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ftoi personalitete të politikës dhe qytetarë që të ishin pjesë e ceremonisë historike. 

Ftesës së Ramës për të marrë pjesë në ceremoni i janë përgjigjur deputetë të opozitës si Lulzim Basha dhe grupi i deputetëve që e mbështesin, Jorida Tabaku, Fatmir Mediu e Agron Duka, Agron Gjekmarkaj.

Mirëpo, në ceremoni kishte edhe mungesa që u vunë re jo pak. Kryedemokrati Sali Berisha dhe grupi i tij i deputetëve nuk ishin prezent në ceremoni. Po ashtu, edhe kreu i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Edhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi bashkë me deputetët mbështetës të grupimit të tij, nuk morën pjesë në ceremoni. 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e përcolli urimin e tij nga Facebook në pamundësi për të marrë pjesë në ceremoninë e mbasdites për “arsye shëndetësore”.

Në fund të ceremonisë, ish-presidenti amerikan Bill Clinton u nderua me medaljen “Ylli i Mirënjohjes”./Dosja.al

bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll