Politike

Tensionet në Veri të Kosovës, Bill Clinton ka KRITIKA: Zgjedhjet ishin gabim! E rëndësishme që të përfitojnë nga momenti

Bill Clinton i ka kërkuar Kosovës që t’i japë fund tensioneve në veri.

3 Korrik 2023, 19:56 Nga k.m.
Tensionet në Veri të Kosovës, Bill Clinton ka KRITIKA: Zgjedhjet
Bill Clinton

TIRANË- Bill Clinton, presidenti i 42 i SHBA-së nga Tirana i ka 'tërhequr veshin' kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në fjalën e tij, gjatë ceremonisë së dekrimit të tij, Clinton i ka kërkuar Kosovës që t’i japë fund tensioneve në veri. Në fjalën e tij, Clinton tha se ishte gabim që qeveria e Kosovës zhvilloi zgjedhje, e theksoi se situata mund të avancojë duke pasur këtë tension e se ka njerëz atje që duhet t'u thuhet që të votojnë që të kenë një qeverisje të denjë por edhe pa gabime që mund të kushtojnë.

"Më keni dhënë një dhuratë edhe thjesht duke më lënë t'ju shoh. Tani kjo kënga që këndohet në të gjithë botën, mund ta dëgjoj, ta ndjej dhe ta shoh edhe kur nuk është...Në fakt kjo është më e shkuar në Shqipëri sesa në çdo vend ku kam qenë. Jeni shpërblyer, ndërkohë që ne do të diskutojmë për gjërat. Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë, do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është detyra ime të vendos, por kosovarët i krijuan ato qyteza për serbët, ndaj dhe mendoj se tani kanë bërë një gabim që votuan. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tashmë shumicë, por gjëja më e rëndësishme është që të përfitojnë nga momenti. Çfarë fitohet kur ka tensione? Ka njerëz që jetojnë atje.

Unë sapo erdha nga Mbretëria e Bashkuar. Festuam 25-vjetorin e marrëveshjes së të premtes së zezë, ata kanë një problem që ju nuk duhet të përballeni, kishte më shumë protestantë irlandezë që donin të mbeteshin të Britani, por ishin të gatshëm të bashkoheshin me qeverinë e Iralandës. U gjet një mënyrë për të krijuar një forum, një mënyrë për të ndarë të ardhmen, nëse mendoni për këto 4 qyteza, larg nga cdo laborator, se shumë njerëz preferojnë dominancën, në vend të ndarjes së një të ardhme,"-tha Bill Clinton

bill clinton bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll