Politike

Rama i drejtohet Bill Clinton: Jeni presidenti më shqiptar i Amerikës

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se Clinton ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe frymëzimi për shqiptarët.

3 Korrik 2023, 19:35 Nga k.m.
Rama i drejtohet Bill Clinton: Jeni presidenti më shqiptar i Amerikës
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se Bill Clinton është presidenti më shqiptar që mund të gjenin shqiptarët ndonjëherë në Amerikë. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë para Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama tha se Clinton ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe frymëzimi për shqiptarët. Ndërsa nuk harroi që të përmendte se edhe populli shqiptar është më pro-amerikani.

“Clinton ishte pikë referimi dhe frymëzimi për ne shqiptarët që na ushqejnë pa pushim shpresën dhe ta bëjmë atë shtëpinë tonë. Ne në Shqipëri nuk mëremi vesh lehtë me njëri tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Në Shqipëri nuk merremi dot vesh me njëri-tjetrin, është e vështirë që nuk bëhemi bashkë po mos të jetë për një armik të përbashkët. Por nuk besoj që në asnjë vend të botës nuk do të gjeni bashkë, madje as në Arcansas...Por Shqipëria është besnike e frymës dhe metodës Clinton.

Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot, përfshirë edhe krahasuar me Texas, por ju jeni presidenti më shqiptar, në zemrën e kombit tonë, është aty ku qëndron miku më i madh i nderit. Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit. Tani para se unë të tërhiqem si çiraku që i hap rrugën mjeshtrit, dua t’ia kaloj mikrofonin disa prej këtyre djemve që shihni të ulur nëpër shkallë,”- tha Rama.

edi rama bill clinton ne shqiperi bill clinton

Sondazh

Poll