Politike

'I rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën'/ Rama fjalim për Clinton: Mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës

Rama thekson se kjo vendimarrje përcaktoi të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit.

3 Korrik 2023, 19:20 Nga a,b
'I rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në fjalën në nder të presidentit të SHBA, Bill Clinton tha se ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Kjo vendimmarrje, Rama thekson se përcaktoi të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit.

Clinton i rrëmbeu zemrës Amerikës dhe frymëzoi Europën. Ai dha kontribut historik jo vetëm për Amerikën. Rrezatoi kaq shumë ane e mbanë dhe mbi ne këtu, se ishte një rrugë gjenuine. 

Clinton nuk do t’i kishte gjetur kurë aleatë për çlirimin e Ballkanit nga diktatori i fundit, jo vetëm Blair, por edhe krye e majtë të Anglisë, bashkë me kryen konservator të Spanjës, ishin pesëshja kyçe që ia mundësuan Cilnton vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e çlirimit të Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit në zemër të Eruopës. 

Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejtë forcën rrëqethëse të fjalës së Clinton në 24 mars 1999 kur iu drejtuar mbarë botës, “Sot Forcat tona të Armatosura, së bashku me aleatët tanë të NATO-s morën pjesë në goditjet ajrore kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin e ushtruar në Kosovë. Ai fjalim është për historinë e Kosovës dhe rajonin tonë një gur përcaktuar i rrugës së të ardhmes”

 

edi rama bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll