Politike

Nga Meidani, Moisiu e deri tek figurat e opozitës! Ja kush merr pjesë në ceremoninë e pritjes për Bill Clinton

Të pranishëm në këtë ceremoni janë edhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, por edhe personalitete të medias.

3 Korrik 2023, 19:01 Nga A.B
Nga Meidani, Moisiu e deri tek figurat e opozitës! Ja kush merr pjesë
Te pranishmit

TIRANË- Ditën e sotme gjithçka është gati në sheshin para Kryeministrisë për ceremoninë në nderim të ish-Presidentit të SHBA-së, Bill Clinton. Të parët që kanë mbërritur në ceremoni kanë qenë kryebashkiakët e zgjedhur më 14 Maj.

Të pranishëm në këtë ceremoni janë edhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, por edhe personalitete të medias.

Ftesës së kryeministrit Rama, i është përgjigjur edhe një pjesë e opozitës. Aty është parë të futet edhe ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetë opozitarë.  Një pjesë e mirë e qytetarëve i janë përgjigjur po ashtu pozitivisht ftesës së kryeministrit dhe kanë shkuar që ta shikojnë nga afër ceremoninë. Ata mbajnë në duar

Ish-Presidenti Clinton vijon të qëndrojë në vilën qeveritare në zonën e ish-Bllokut, ku është akomoduar pas mbërritjes në Shqipëri. Në orën 19:00 ai do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare përpara godinës së Kryeministrisë.

Në orën 19:05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Bill Clinton të marrë çmimin e akorduar./Dosja.al

bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2023, 15:52 k.m.

Mbërriti! Rama poston FOTON me Bill Clinton

Edi Rama dhe Bill Clinton TIRANË- Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar nj&e...