Politike

Ambasada amerikane: Vizita e Clinton në Tiranë, domethënëse për miqësinë mes vendeve tona

Clinton njihet edhe si President nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën.

3 Korrik 2023, 17:40 Nga A.B
Ambasada amerikane: Vizita e Clinton në Tiranë, domethënëse
Takimi

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për ardhjen e ish-presidentit Bill Clinton në Tiranë.

“Mirësevjen në Tiranë presidenti Clinton! Vizita e parë e ish-presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, thotë Ambasada në një postim në rrjetet sociale.

Ambasada amerikane: Vizita e Clinton në Tiranë, domethënëse

Clinton njihet edhe si President nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. SHBA nën udhëheqjen e Bill Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së./Dosja.al

bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2023, 15:52 k.m.

Mbërriti! Rama poston FOTON me Bill Clinton

Edi Rama dhe Bill Clinton TIRANË- Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar nj&e...