Politike

PËRMES FOTOVE- Takimi i Clinton me Ramën në Rinas, bisedojnë pranë charterit

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës viziton sot për herë të parë tokën shqiptare, ku do të qëndrojë deri më 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e SHBA.

3 Korrik 2023, 17:09 Nga A.B
PËRMES FOTOVE- Takimi i Clinton me Ramën në Rinas, bisedojnë
Edi Rama, Bill Clinton

TIRANË- Ky është momenti kur ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton mbërriti në tokën shqiptare. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin shihet duke biseduar e buzëqeshur. 

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës viziton sot për herë të parë tokën shqiptare, ku do të qëndrojë deri më 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e SHBA. Rama e quajti atë mik të përjetshëm të vendit tonë.

“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, shkroi Rama.

PËRMES FOTOVE- Takimi i Clinton me Ramën në Rinas, bisedojnë

Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të pritet me një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryeministri Edi Rama. Gjatë ceremonisë shtetërore, ai do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Ceremonia e nderit do të pasohet edhe nga fjalimi i Presidentit Klinton në orën 19:25.

PËRMES FOTOVE- Takimi i Clinton me Ramën në Rinas, bisedojnë

Vizita e papritur e Klinton u paralajmërua nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili me nota misteri tha se kishte një dhuratë të madhe më datë 4 korrik për shqiptarët.

Ish-presidenti amerikan njihet edhe si president nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. Presidenca e Klinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së.

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të zhvillojë takime në datat 3 dhe 4 korrik 2023, në Tiranë. Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2023, 15:52 k.m.

Mbërriti! Rama poston FOTON me Bill Clinton

Edi Rama dhe Bill Clinton TIRANË- Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar nj&e...