Politike

"Kryeprokurori u ngrit dhe iku!"/ Çfarë ka brenda dosja që i kujtoi Bardhi-Olsian Çelës?

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kishte në shënjestër kryeprokurorin Olsian Çela.

3 Korrik 2023, 16:44 Nga m.s
"Kryeprokurori u ngrit dhe iku!"/ Çfarë ka brenda dosja
Gazmend Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, reagoi ashpër nga Kuvendi, ndërsa sulmoi kryeprokurorin Olsian Çelën, duke i kujtuar atij një dosje të bujshme.  Deputeti demokrat i kujtoi Çelës një dosje, por kur ngriti kokën për ta parë nëse ishte në sallë, Bardhi tha se “kryeprokurori qenka larguar”. Gazment Bardhi përmendi vetëm numrin e dosjes “335/1” dhe numrin e targës së personit që ishte nën hetim, dhe që sipas tij kryeprokurori aktual, kur ishte prokuror e shpëtoi.

Në fjalën e marrë gjatë seancës planare, kreu i grupit parlamentar të PD-së u shpreh se: Ne vazhdojmë për fat të keq të kemi një drejtësi ku Prokurori i Përgjithshëm merr bekimin e mazhorancës në këtë sallë, vetëm pasi provon se është besnik i familjes kryeministrore dhe hedh në erë një dosje të tërë, duke veçuar procedimin me nr. 335/1 dhe duke shpallur të paidentifikuar atë që e identifikon lehtësisht cdo qytetar në rrugë, por që për Prokurorin e Përgjithshëm, asokohe prokuror i çështjes, mbetet edhe sot e kësaj dite si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, apo “përdorues i automjetit me targa AA653DM. 

Bëhet fjalë për dosjen nr. 335/1, i njohur për publikun edhe si laboratori i kokainës në Xibrakë.  Gjatë operacionit të udhëhequr nga autoritetet e huaja u kapën 100 kg kokainë, mes 8 të arrestuarve ishin 2 kolumbianë dhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha. Itinerari që ndiqte droga pasi përpunohej në laboratorin e Xibrakës ishte Durrës-Itali-Austri-Gjermani.

gazmend bardhi

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2023, 15:52 k.m.

Mbërriti! Rama poston FOTON me Bill Clinton

Edi Rama dhe Bill Clinton TIRANË- Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar nj&e...