Politike

Clinton në Tiranë, detaji i veçantë në xhaketën e presidentit, s'lidhet me Shqipërinë

Ish-presidenti i SHBA-së në xhaketën e tij ka një flamur të Ukrainës, për të treguar në këtë mënyrë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

3 Korrik 2023, 16:34 Nga A.B
Clinton në Tiranë, detaji i veçantë në xhaketën
Rama dhe Clinton

TIRANË- Kryeqyteti është mbushur me flamujt e SHBA-së, për shkak të vizitës së presidentit të 42-të të SHBA-së Bill Clinton. Ky i fundit mbërriti në vendin tonë pak orë më parë dhe u prit nga kryeministri Edi Rama.

Ish-presidenti i SHBA-së në xhaketën e tij ka një flamur të Ukrainës, për të treguar në këtë mënyrë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.

Për herë të parë, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton do të qëndrojë deri në 4 korrik, ditë që përkon me pavarësinë e SHBA.  Në orën 18:00 Clinton do të jetë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Pas një takimi me kabinetin qeveritar do të nisë ceremonia zyrtare ku janë ftuar të marrin pjesë dhe qytetarët.

Clinton do të dekorohet me dekoratën e lartë “Ylli i Mirënjohjes për Arritjet Publike” dhe më pas do të mbajë një fjalim. Kjo është vizita e parë e presidentit të 42 të SHBA në Shqipëri.

Vizita e tij vjen në një moment tensionesh në rajon, kryesisht në Veri të Kosovës dhe pritet me interes mesazhi i tij./Dosja.al

bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2023, 15:52 k.m.

Mbërriti! Rama poston FOTON me Bill Clinton

Edi Rama dhe Bill Clinton TIRANË- Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar nj&e...