Politike

Vizita e Clinton, Begaj: Shqiptarët ju janë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën!

Clinton njihet edhe si President nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën.

3 Korrik 2023, 16:26 Nga A.B
Vizita e Clinton, Begaj: Shqiptarët ju janë mirënjohës
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka përshëndetur vizitën e ish-presidentit të Amerikës Bill Clinton. Përmes një mesazhi të bëjë në rrjetin e tij social, Begaj thotë se shqiptarët janë krenarë për atë që Clinton ka bërë për vendin tonë dhe për Kosovën. 

'Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!'

Rrugët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë të mbushura me flamujt amerikanë dhe shqiptarë, ndërsa një banderolë e madhe me foton e Clinton dhe mbishkrimin “Mirëseredhe zoti President!” është varur mbi fasadën e Politeknikut.

Clinton njihet edhe si President nderi për shqiptarët për shkak të ndikimit pozitiv që ka patur për Shqipërinë e Kosovën. SHBA nën udhëheqjen e Bill Clinton ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK-së./Dosja.al

bajram begaj bill clinton ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 3 Korrik 2023, 15:52 k.m.

Mbërriti! Rama poston FOTON me Bill Clinton

Edi Rama dhe Bill Clinton TIRANË- Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka mbërritur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar nj&e...